Yang Jiechi takohet me kryetaren e zgjedhur të sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

2018-08-08 10:38:00 CRI Komenti juaj Printoni

Maria Fernanda Espinosa

Drejtori i Zyrës Qendrore të Punës së Jashtme të PKK-së, Yang Jiechi u takua të martën me kryetaren e zgjedhur të sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maria Fernanda Espinosa.

Yang Jiechi u shpreh se Kina mbështet dhe bën thirrje për multilateralizmin dhe i kushton vëmendje rolit dhe funksionit të OKB-së. Kina do të mbështesë pozitivisht punën e Asamblesë së Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe punën e kryetares, shtoi ai. Pala kineze do të zbatojë përgjegjësitë e saj dhe do të vazhdojë të kontribuuojë kundër sfidave të dukshme. Ai shtoi se OKB-ja dhe Asambleja në veçanti duhet të kundërshtojnë unilateralizmin dhe proteksionizmin, duke ndërtuar një ekonomi të hapur botërore dhe ruajtur sistemin e tregtisë shumëpalëshe.

Nga ana e saj, Espinosa vlerësoi lart Kinën për kontributin e saj të rëndësishëm për paqen dhe zhvillimin e botës. Ajo tha se OKB-ja do të zbatojë me vendosmëri multilateralizmin dhe do të zhvillojë më shumë bashkëpunime me palën kineze. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore