Deputeti gjerman: Performanca e Shqipërisë, impresionuese

2018-07-27 10:36:25 CRI Komenti juaj Printoni

Performanca e Shqipërisë së kohëve të fundit është impresionuese.

Kështu është shprehur deputeti gjerman, Nikolas Label për Shqipërinë, gjatë konferencës së përbashkët me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla dhe Label folën për procesin e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndërsa Balla e siguroi Label se do të vijojë puna për plotësimin e kushteve dhe për të arritur progresin e kërkuar nga BE, deputeti gjerman ritheksoi edhe njëherë qëndrimin mbështetës të qeverisë gjermane.

"Për mua është një kënaqësi e veçantë që të flas këtu para jush në emër të Bundestagut gjerman dhe pata mundësinë të informohem për Shqipërinë, rreth zhvillimeve të kohëve të fundit. Përsa i përket rëndësisë që ka Shqipëria për Gjermaninë, mjafton të përmend vizitën e muajit të shkuar të ministrit të Jashtëm gjerman, të shumë anëtarëve të tjerë të Bundestangut që kanë vizituar Tiranën. Zhvillimi dhe performanca e Shqipërisë kohët e fundit ka qenë impresionuese", – është shprehur deputeti gjerman.

Nga ana e tij, Balla është shprehur se do të vijohet me procesin e reformave.

"Qeveria Shqiptare i ka shumë të qarta vështirësitë dhe sfidat që shtrihen para qeverisjes dhe ne do të vijojmë konsolidimin e procesit të reformave, të fushave themelore që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, shtetin funksional dhe konkurrues, ku të dhënat dhe pritshmëritë janë pozitive, ku lufta kundër krimit të organizuar do të ecë me këtë ritëm, në luftën kundër korrupsionit, thellimin e konsolidimin e procesit të Vetting-ut dhe ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë", theksoi Balla. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore