Presidenti kinez nis vizitën zyrtare në Ruandë

2018-07-23 10:54:40 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping nisi vizitën zyrtare në Ruandë. Kjo është hera e parë e një kreu kinez që viziton këtë vend afrikan.

Gjatë një interviste para vizitës, presidenti i Ruandës Paul Kagame vlerësoi lart kontributin e Kinës për ndërtimin e infrastrukturës në Afrikën Lindore.

Si kryetar i radhës i Bashkimit Afrikan, ai shprehu shpresën se Kina do të luajë një rol të rëndësishëm në përkrahje të reformës së Bashkimit Afrikan dhe në nxitjen e zhvillimit të Afrikës.

Xi Jinping mbërriti në Ruandë pas vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Senegal. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore