Senegal, veprimtari për transmetimin e filmave dhe telenovela kineze

2018-07-23 10:30:29 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten u mbajt në kryeqytetin senegalez, Dakar, ceremonia e hapjes së Planit të Transmetimit të Filmave dhe Telenovelave kineze në Afrikë.

Shefi i stacionit në Europës perëndimore i Grupit të Mediave të Kinës (CMG) Gao Shijun dhe drejtori i Televizionit Kombëtar të Senegalit Racine Talla nënshkruan marrëveshjen strukturore "Teatri i Kinës".

Përfaqësuesi i posaçëm i Zyrës së Shtypit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës Zhang Yanbin u shpreh në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes se me rastin e vizitës së presidentit të Kinës Xi Jinping, mbajtja e veprimtarisë "Plani i Transmetimit të Filmave dhe Telenovelave të Kinës" ishte shumë kuptimplotë.

"Veprimtaritë e filmave dhe telenovelave vlejnë për shkëmbimin e ndjenjave dhe kulturave, janë një dritare e rëndësishme për të thelluar njohjen e ndërsjellë të dy popujve. Sot nisi zyrtarisht Plani i Transmetimit të Filmave dhe Telenovelave të Kinës në Afrikë. Shpresoj se këto veprimtari do të vijojnë dhe do të preferohen nga miqtë afrikanë si dhe do të bëhen simbol i ri i miqësisë i popujve kino-afrikan."

Ministri senegalez i Komunikimit, Telekomunikacionit, Postës dhe Ekonomisë Dixhitale, Abdoulaye Bibi Balde u shpreh se kjo ceremoni simbolizon nisjen zyrtare të planit të transmetimit të filmave dhe telenovelave kineze në Afrikë në gjuhën franceze dhe tregoi vullnetin e palës kineze për forcimin e shkëmbimit dhe të bashkëpunimit me vendet afrikane.

Sipas marrëveshjes, Televizioni Kombëtar i Senegalit do të transmetojë filma dhe telenovela kineze, të cilat janë përkthyer nga Radio e Jashtme e Kinës (CRI) në gjuhën franceze. Grupi i parë i programeve përfshin një telenovelë, 5 dokumentarë, 5 filma dhe 5 filma vizatimorë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore