ShBA, guvernatorët të shqetësuar për tarifat

2018-07-23 10:25:52 CRI Komenti juaj Printoni

Takimi Veror i Shoqatës Kombëtare të Guvernatorëve sapo përfundoi në Santa Fe të New Mexico.

Guvernatorët e Shteteve në ShBA janë shprehur të shqetësuar rreth paqartësive të shkaktuara nga tensionet e tanishme të tregtisë globale dhe shpresojnë në përfundimin e konfliktit të tanishëm tregtar përmes negociatave.

Në dekadën e fundit, eksportet e Uashingtonit në Kinë janë rritur me 240 për qind.

Jay Inslee, guvernatori i Shtetit të Uashingtonit u shpreh se nën renë e pasigurisë në tensionet tregtare, do të ndikohet jo vetëm bujqësia, por edhe industritë e tjera.

John Hickenlooper, guvernatori i Kolorados, thotë se marrëdhëniet e shëndosha tregtare shërbejnë si një forcë motivuese për ekonominë globale dhe stabilitetin ndërkombëtar, por tensioni tregtar do të shkatërrojë besimin reciprok.

Tregu kinez është i rëndësishëm për 50 shtetet e ShBA-së, që mund të ilustrohet nga statistikat që disponojmë. Kina renditet një nga pesë tregjet kryesore të eksportit të mallrave dhe shërbimeve në shumicën e shteteve, duke mbështetur më shumë se 1 milion vende pune në ShBA.

Statistikat nga Këshilli i Biznesit i ShBA-Kinë tregojnë se në dhjetë vitet e fundit, 49 shtete të Shteteve të Bashkuara kanë rritur eksportet e tyre në Kinë, 17 prej të cilave kanë arritur një rritje treshifrore. Të gjitha eksportet e shërbimeve të Shteteve të Bashkuara në Kinë u rritën ndjeshëm dhe 31 shtete regjistruan një rritje mbi 300% të eksportit të shërbimeve. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore