Gala për të festuar 50-vjetorin e zbarkimit në Hënë

2018-07-23 10:06:23 CRI Komenti juaj Printoni

Një festim që do të zgjatet për një vit u nis me rastin e 50-vjetorit të zbarkimit në Hënë.

Aktivitetet në Qendrën Hapësinore Kennedy përfshinë një diskutim nga grupi i astronautëve, një ceremoni dekorimi dhe një ankand i sendeve përkujtimore nga kozmosi.

Fondacioni i ish-astronautit Buzz Aldrin "ShareSpace" është një nga sponsorët e festimit.

Ish-kreu i fluturimit të Apollo-s Gerry Griffin mori Çmimin e Pionierit.

"Marrja e këtij çmimi është një nder dhe jam shumë mirënjohës. Një çmim i tillë është një çmim i të gjithë grupit. Kishim një ekip të shkëlqyer prej 400 mijë vetash për të zbarkuar në Hënë në vitet '60 dhe '70. Dua të theksoj që ndodhem këtu nga puna e shkëlqyer e ekipit."

Griffin shtoi se hapi i ardhshëm është një tjetër vajtje e astronautëve amerikanë në Hënë, madje në Mars. (Li Huailiang/ Foto nga CFP)

Mrekulli
Lajmet Kryesore