Vizita e Xi-së në Ruandë do të forcojë marrëdhëniet ekonomike

2018-07-23 09:45:22 CRI Komenti juaj Printoni

Vizita e presidentit të Kinës Xi Jinping në Ruandë pritet të forcojë lidhjet dypalëshe dhe t'i çojë marrëdhëniet midis Kinës dhe vendit afrikan në një epokë të re.

Përpara vizitës të kreut Xi, presidenti i Ruandës Paul Kagame deklaroi në një intervistë se po pret vizitën e homologut të tij kinez.

Ai shtoi se kishte mbetur i mallëngjyer nga Kina gjatë vizitës vitin e kaluar.

"Madhësia e popullsisë, niveli i zhvillimit, menaxhimi i një numri kaq të lartë njerëzish dhe ju e zhvilloni atë në nivel shumë mbresëlënës. Për herë të fundit kam qenë në Kinë marsin e kaluar. Isha i lumtur që u prita nga presidenti i Kinës Xi Jinping dhe zhvilluam bisedime shumë të mira, në fakt, edhe unë në atë kohë e ftova presidentin. Prandaj këtë herë jemi shumë të lumtur që ai iu përgjigj pozitivisht ftesës sonë."

Që nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike në vitin 1971, të dy vendet kanë forcuar vazhdimisht besimin e tyre politik dhe kanë konsoliduar miqësinë midis dy popujve.

Sipas autoriteteve kineze, dy palët kanë zhvilluar bashkëpunim të gjerë dhe të thellë në fushat e infrastrukturës, bujqësisë, arsimit dhe të kujdesit shëndetësor.

Presidenti Kagame theksoi se marrëdhëniet Ruandë-Kinë janë forcuar me kalimin e viteve.

"Në fakt, midis Kinës dhe Ruandës, por edhe Kinës e Afrikës, cilësia e kësaj marrëdhënieje po bëhet gjithnjë e më e mirë dhe më e fortë, kështu që ne shpresojmë në ndërveprimet tona edhe mund ta forcojmë atë më tej". (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore