Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin e Senegalit

2018-07-22 10:17:41 CRI Komenti juaj Printoni

Të shtunën, presidenti kinez Xi Jinping që ndodhet për vizitë shtetërore në Senegal, zhvilloi bisedime në Dakar me homologun e tij senegalez Macky Sall. Dy palët vlerësuan lartë zhvillimin e shpejtë të marrëdhënieve midis Kinës e Senegalit dhe shprehën dëshirën për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Gjatë bisedimeve, Xi Jinping vuri në dukje se Senegali është vendi i parë i Afrikës Perëndimore që nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Kinën për nismën "Një brez, një rrugë", ky është një rast për ngritjen e gjithanshme të nivelit të bashkëpunimit dypalësh. Kina e përkrah Senegalin të luajë një rol më të madh në çështjet ndërkombëtare e rajonale.

Xi Jinping tha gjithashtu se Kina i kushton shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Afrikën, dy palët janë partnerë të sinqertë në rrugën e zhvillimit dhe aleatë në çështjet ndërkombëtare. Zhvillimi i Kinës do t'i sjellë Afrikës më shumë shanse, njëkohësisht zhvillimi i Afrikës do t'i sjellë Kinës energji për zhvillim.

Nga ana e tij, presidenti Sall tha se Senegali i admiron sukseset e zhvillimit të arritura nga Kina dhe e falënderon palën kineze për përkrahjen ndaj zhvillimit ekonomik e shoqëror të Senegalit. Senegali i përmbahet politikës së 'Një Kine' dhe dëshiron të marrë pjesë aktivisht në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë". (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore