Parku ligatinor Laoyuhe i qytetit Kunming kërkon mënyrën e re të zhvillimit ekologjik

2018-07-22 10:16:59 CRI Komenti juaj Printoni
Parku ligatinor Laoyuhe i qytetit Kunming të provioncës Yunnan të Kinës jug-perëndimore gjendet në bregun lindor të liqenit Dianchi. Me pozitën e rëndësishme gjeografike buzë liqenit Dianchi, ky park ka rëndësi të madhe për kontrollin e ndotjes në liqenin Dianchi.

Krahas forcimit të mbrojtjes së mjedisit ekologjik, parku përsos pandërprerë pajisjet e shërbimet dhe si rezultat, ka tërhequr shumë vizitorë. Deri në qershor të këtij viti, parku Laoyuhe ka pritur mbi 4.9 milionë turistë, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të ardhurat e parkut arritën në mbi 6 milionë juanë. Njëkohësisht të gjithë 97 punonjësit e parkut janë fshatarë vendorë, duke nxitur zhvillimin e punësimit atje.

Shtimi i vazhdueshëm i të ardhurave i ka hedhur një bazë të fortë zhvillimit të vazhdueshëm të parkut duke nxitur mbrojtjen e mjedisit ekologjik. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore