Kryediplomatët Rusi-ShBA diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet ndërkombëtare

2018-07-22 10:16:17 CRI Komenti juaj Printoni
Diplomatët e lartë nga Rusia dhe ShBA-ja diskutuan mbi bashkëpunimin e mundshëm për Sirinë dhe Gadishullin Korean.

Diskutimet janë pjesë e bisedës telefonike midis ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Në një deklaratë të palës ruse, Lavrov-i dhe Pompeo diskutuan gjithashtu mënyrat për të normalizuar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve.

Diskutimi mes dy kryediplomatëve erdhi pas takimit javën e kaluar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij të ShBA-së, Donald Trump në Helsinki. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore