Rusia i dërgon ShBA-së një propozim për riatdhesimin e refugjatëve sirianë

2018-07-21 11:10:00 CRI Komenti juaj Printoni
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se u ka dërguar një propozim Shteteve të Bashkuara mbi një plan për të ndihmuar në riatdhesimin e refugjatëve sirianë.

Ky veprim pason marrëveshjet e arritura midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Trump gjatë samitit të tyre në Helsinki.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë Mikhail Mizinstev thotë:

"Lista e propozimeve përfshin hartimin e një plani të përbashkët për kthimin e refugjatëve në vendet e tyre të banimit para konfliktit, së pari nga Libani dhe Jordania; krijimin e një grupi monitorimi ruso-amerikano-jordanez në Qendrën e Monitorimit të Amanit dhe formimin e një grupi të tillë në territorin e Libanit."

Zyrtarët rusë thonë se shpresojnë të ndihmojnë në riatdhesimin e mbi 1.7 milion vetave me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, si pjesë e marrëveshjes mes tyre.

Mrekulli
Lajmet Kryesore