Rusia, e gatshme të zgjasë "Traktatin e pakësimit e të kufizimit të armëve sulmuese strategjike"

2018-07-21 11:08:53 CRI Komenti juaj Printoni
Ambasadori rus në ShBA Anatoliy Antonov u shpreh të premten se Moska është e gatshme të zgjasë "Traktatin e pakësimit e të kufizimit të armëve sulmuese strategjike", të nënshkruar nga Rusia e ShBA-ja, i cili është në zbatim prej shumë vjetësh.

Antonovi e bëri këtë koment në një simpozium mbi marrëdhëniet ruso-amerikane, të organizuar nga instituti rus i studimit të politikave, Klubi i Diskutimeve Ndërkombëtare "Valdai". Ai tha se në shkurt të këtij viti, Rusia e ShBA-ja e njoftuan njëra-tjetrën për gjendjen e pakësimit të armëve sulmuese strategjike, duke shtuar se traktati përputhet me interesat e të dy vendeve. Ambasadori rus vuri në dukje gjithashtu se, megjithëse ShBA-ja ka marrë ndonjëherë vendim negativ për çështjen e zgjatjes së traktatit, por më në fund e kuptoi rëndësinë e tij.

Nëse nuk zgjatet, traktati do të shfuqizohet në vitin 2021. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore