Ekspertët: EBA-ja do të luajë rol më të madh në ndërkombëtarizimin e monedhës kineze

2018-07-21 10:54:37 CRI Komenti juaj Printoni
Ekspertët janë të mendimit se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e monedhës kineze renminbi.

Calvin Fu, kryepërfaqësuesi i Kinës në Tregun Global të Abu Dhabit, thotë se, teksa po shtohet tregtia duke përdorur monedhën kineze, Emiratet e Bashkuara Arabe mund të luajnë një rol më të madh:

"Abu Dhabi ka një rritje të fortë ekonomike dhe po përpiqet të diversifikojë strukturën e ekonomisë së vet bazuar në sektorin energjetik. Një pikë kyçe në 'Vizionin ekonomik të Abu Dhabit 2030' është ulja e varësisë nga nafta dhe diversifikimi i ekonomisë. Gjatë këtij procesi do të qarkullojë një sasi shumë e madhe kapitali e pasurie. Abu Dhabi shpreson që institucionet udhëheqëse globale, veçanërisht nga Kina, të ndihmojnë në menaxhimin e pasurisë së tij."

Kina ka qenë partnerja më e madhe tregtare e Emirateve të Bashkuara Arabe në disa vitet e fundit.

Tregtia dypalëshe arriti vjet në 41 miliardë dollarë, me një rritje 1 për qind krahasuar me vitin 2016.

Mrekulli
Lajmet Kryesore