Tensionet tregtare me Kinën kryesojnë agjendën e mbledhjes verore të guvernatorëve të ShBA-së

2018-07-21 10:50:36 CRI Komenti juaj Printoni
Tensionet tregtare amerikano-kineze dhe diplomacia janë temat kryesore të mbledhjes verore vjetore të guvernatorëve të ShBA-së.

Diskutimet kanë përfshirë edhe çështjen se si po punojnë shtetet e ndryshme të ShBA-së për të tërhequr më shumë investimet kineze.

Qin Bin, zv.menaxheri i përgjithshëm i Korporatës së Investimeve të Kinës, thotë se Pekini ende dëshiron t'i mbajë të hapura lidhjet tregtare dypalëshe, me gjithë konfliktin e tanishëm.

Mbledhja Verore e Shoqatës Kombëtare të Guvernatorëve të Shteteve të Bashkuara, që po zhvillohet në Nju-Meksiko, mbyllet të shtunën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore