Sekreti i përfitimeve të mëdha të ndërmarrjeve amerikane në Kinë

2018-07-20 11:12:46 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni i Nenit 301 i ShBA-së do të mbajë një seancë dëgjimore nga 20 deri më 23 gusht për të diskutuar mbi listën e paraqitur nga qeveria për shtimin e 10% të tarifave doganore ndaj 200 miliardëve dollarë mallra kineze. Lidhur me përpilimin e listës, administrat e Trump-it u shpreh se kjo është si rezultat i praktikës së padrejtë dhe të pabarabartë tregtare të Kinës, duke përfshirë subvencionet qeveritare ndaj firmave kineze etj., që kanë sjellë humbje marramendëse për palën amerikane.

Por, a është e vërtetë që kompanitë amerikane janë viktima të suficitit tregtar të Kinës? Sigurisht që jo.

Së pari, në sajë të zhvillimit të shpejtë ekonomik dhe rritjes së konsumit të brendshëm të Kinës, shumë ndërmarrje amerikane kanë nxjerrë shumë fitime në tregun kinez.

Korporata Amphenol, prodhuesi i dytë më i madh në botë për konektorë dhe kablo hyri në tregun kinez në vitin 1984. Sipas një raporti biznesi të kësaj kompanie, nga viti 2008 deri në vitin 2017, të ardhurat e saj nga tregu kinez u rritën nga 560 milionë dollarë deri në 2.1 miliardë dollarë, me një normë mesatare vjetore rritjeje prej 16%, pothuajse dyfishi i ritmit global të rritjes. Kurse nga viti 2015, Amphenoli zuri 80% të tregut kinez për konektorët në fushën e telekomunikacionit dhe të serverave.

Faktikisht, ajo nuk është e vetmja kompani amerikane që pati sukses mahnitës në Kinë. Për shembull, ndërmarrja amerikane Corning për prodhimin e materialeve të posaçme ka zënë mbi 50% të tregut kinez për produkte të posaçme xhami. Pa harruar që Kina është jo vetëm një bazë e rëndësishme prodhimi, por edhe tregu më i madh i konsumit tëprodukteve të Apple dhe të GE-së.

Së dyti, për të inkurajuar investimet e huaja në krahinat qendrore e perëndimore të vendit, qeveritë lokale kineze shpesh u japin ndërmarrjeve me investime të përbashkëta shumë politika të favorshme. Për kompanitë amerikane, këto ndihma qoftë nga ana politike apo financiare i kanë mbështetur jo vetëm në funksionimin e sukseshëm, por edhe në realizimin e përfitime të larta.

Konglomeratët amerikanë të automjeteve GE dhe Ford, nëpërmjet krijimit të kompanisë me investime të përbashëta SGMW dhe JMC kanë fituar edhe politika të favorshme tatimore. Pajisjet që importojnë kanë tarifa preferenciale doganore dhe ndërmarrjet e tyre me invesime të përbashkëta fitojnë edhe subvencion nga qeveritë lokale kineze.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve Bujqësore dhe Rurale të Kinës, kompanitë amerikane të makinerive bujqësore kanë fituar përkatësisht 657 milionë juanë dhe 745 milionë juanë subvencion nga qeveria kineze përkatësisht në vitin 2016 dhe 2017.

Si tregu më i madh në botë i qarkut të integruar, Kina blen mbi gjysmën e produkteve përkatëse. Nga viti 2016 deri në vitin 2017, Inteli dhe Qualcomm realizuan 28.8 miliardë dhe 28.1 miliardë dollarë nga shitjet në Kinë, sa 24% dhe 58% e xhiros së tyre të përgjithshme. Vetëm vjet, 20 kompani kryesore amerikane të qarkut të integruar i shitën Kinës 75 miliardë dollarë amerikanë produkte, sa 35% e vëllimit të përgjithshëm vjetor të biznesit të tyre.

Prandaj, është shumë e vështirë të kuptohet se masat e njëanshme amerikane nën pretekstin e "mbrojtjes së interesave të palës amerikane" mund të favorizojnë ndërmarrjet amerikane në Kinë. Por, për luftën tregtare, bashkësia ndërkombëtare ka një konsensus që është një veprimtari do të shkaktojë humbje të ndërsjella.

Ndoshta nga këto dy lajme mund të interpretojmë motivin dhe rezultatin e shtimit të tarifave doganore të Trump-it ndaj Kinës: së pari, 74% e ndërmarrje të intervistuara sivjet nga Këshilli Amerikan i Tregtisë në Kinë planifikuan të rrisnin investime në Kinë. Në të njëjtën kohë, prodhuesit europianë dhe japonezë të automjeteve gëzuan vetëm 15% të taksave doganore nga 1 korriku, por nga 6 korriku, makinat amerikane që eksportohen në Kinë i nënshtrohen tarifave doganore prej 25%.

Mrekulli
Lajmet Kryesore