Video/  Lumi Jance, "Lumi Nënë" i kombit kinez

2018-07-20 19:55:59 CRI Komenti juaj Printoni

Lumi Jance është lumi më i gjatë në Kinë dhe Azi. Me gjatësi prej 6300 kilometrash, ai renditet si lumi i tretë më i gjatë në botë. Me origjinë në pjesën veriperëndimore të Kinës, lumi Jance buron nga mali Tanggula dhe derdhet në detin e Kinës lindore nga ishulli Chongming në juglindje të Kinës.

Kombi kinez e konsideron lumin Jance si magjik dhe e emërton atë si "Lumi Nëne". Lumi Jance kalon nga perëndimi në lindje të Kinës, duke kaluar përmes 11 provincave, rajoneve autonome dhe komunave. Qindra degë të tij shtrihen në veri dhe në pjesët jugore të tetë provincave e rajoneve autonome, një total prej 19 rajonesh administrative, që mbulojnë më shumë se 7,000 milje hapësirë, kanë zona kullimi prej 1.8 milion kilometrash katrorë, që përbëjnë rreth 1/5 e sipërfaqes së përgjithshme të Kinës.

Historikisht, populli kinez ka besuar se lumi Jance ka qenë burim jete për Kinën, ka ushqyer kombin kinez e qytetërimin e lashtë kinez dhe sot lumi Jance mbetet po aq i rëndësishëm. Ai është damari i transportit ujor nga perëndimi në lindje të Kinës, pra lulëzimi i ekonomisë kineze sillet po ashtu rreth brezit ekonomik përgjatë lumit Jance.

Ky lum që shtrihet pëgjatë mijëra miljesh, ruan pranë tij peisazhe shumë të bukura natyrore dhe përgjatë tij shtrihen provinca që i përkasin Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Rrjedhja e sipërme e lumit Jance, që ndodhet mes maleve të larta, ka burime të pasura ujore dhe ky lum në përgjithësi kontribuuon kundër ndotjes në zonat përgjatë tij. Njëkohësisht, përgjatë tij ngrihen qytete të zhvilluara e të mëdha, duke formuar gradualisht një formë të re ekonomike.

Gjatë 20 ditëve të ardhshme, lutemi të na ndiqni përgjatë këtij lumi magjik, në një rrugëtim të rrallë të cilin mund ta përjetoni vetëm duke vizituar Kinën dhe zonat e magjishme që shtrihen përgjatë lumit Jance.

Mrekulli
Lajmet Kryesore