Xi Jinping mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe

2018-07-20 10:29:12 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping ndodhet në Abu Dhabi për një vizitë shtetërore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai tha se pret të shkëmbejë pikëpmajet me udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të dy palët pritet të diskutojnë temat që përfshijnë energjinë, mundësinë e ndërtimit të përbashkët të nismës "Një brez, një rrugë".

Kjo është vizita e parë e një presidenti kinez në 29 vjet në këtë vend arab. Po ashtu, ky është udhëtimi i parë jashtë vendit i presidentit kinez për këtë vit dhe vizita e tij e parë shtetërore pas marrjes së mandatit të dytë.

Pas Emirateve të Bashkuara Arabe, presidenti Xi do të shkojë në Afrikë për të vizituar Senegalin, Ruandën dhe Afrikën e Jugut, ku do të marrë pjesë në samitin e BRICS-it në Johannesburg.

Gjithashtu, ai do të bëjë një vizitë miqësore në Republikën e Mauricit. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore