2018-07-20 10:25:58 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se presidenti Donald Trump i kërkoi Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton të ftojë presidentin rus Vladimir Putin për të vizituar ShBA-në këtë vjeshtë, njoftoi agjencia kineze e lajmeve "Xinhua".
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha përmes rrjeteve sociale se gjatë takimit në Helsinki, Trump-i ra dakord që ekipet e sigurisë kombëtare të të dy vendeve të vijojnë dialogun në nivel pune.
Po atë ditë, Trump shkroi në rrjetet sociale se takimi i tij me Putin-in në Helsinki ishtë "shumë i suksesshëm" dhe po pret të zhvillojë "takimin e dytë" me të, për të zbatuar disa nga çështjet e diskutuara në takim. (Du)