Kina: ShBA-ja ua ka mbyllur dyert negociatave

2018-07-20 10:23:33 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng theksoi të enjten se janë Shtetet e Bashkuara ato që i kanë mbyllur dyert për bisedime tregtare me Kinën. Gao e bëri këtë koment në përgjigje të pretendimeve të ShBA-së se përgjegjësia për këtë gjë qëndron mbi Kinën.

"Ne shprehim keqardhje të thellë. Unilateralizimi dhe ngacmimi tregtar janë të papranueshëm. Gjendja e tanishme e të gjithë procesit tregon se janë kokëfortësia dhe mungesa e besueshmërisë e ShBA-së që ua kanë mbyllur dyert bisedimeve tregtare midis Kinës dhe ShBA-së," u shpreh Gao Feng.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë bëri të ditur gjithashtu se Kina e ShBA-ja kanë zhvilluar katër raunde negociatash që nga shkurti, gjatë të cilave pala kineze ka punuar gjithmonë për t'i zgjidhur problemet mbi bazën e sinqeritetit dhe të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore