Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë disa marrëveshje tregtare

2018-07-20 10:15:03 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të vizitës shtetërore të presidentit Xi Jinping, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan disa marrëveshje në sektorin e naftës dhe të tregtisë.

Kompania Kombëtare e Naftës e Abu Dhabit njoftoi se i ka dhënë dy kontrata një dege të Korporatës Shtetërore të Naftës të Kinës për një studim sizmik në këtë emirat.

Studimi ka si objektiv kërkimin e naftës dhe gazit në tokë dhe në det, në një sipërfaqe prej 53 000 kilometrash katrorë.

Ndërkohë, edhe kompania tjetër shtetërore e Emirateve të Bashkuara Arabe "DP World" njoftoi arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet të dy vendeve për të ndërtuar një zonë të re tregtare në Dubai. Ajo do të jetë zona më e madhe tregtare e Lindjes së Mesme dhe është pjesë e nismës "Një brez, një rrugë".(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore