BE-ja, e gatshme për masa hakmarrëse kundër ShBA-së

2018-07-20 10:03:11 CRI Komenti juaj Printoni

Donald Trump

Bashkimi Europian bëri të ditur se do të vendosë masa hakmarrëse kundër ShBA-së, nëse presidenti Donald Trump vendos tarifa mbi automjetet dhe pjesët e këmbimit të importuara.

Komisionerja e BE-së për tregtinë Cecilia Malmstrom nënvizoi se blloku 28-vendësh do të detyrohet të marrë më shumë masa ribalancuese nëse Trump-i vazhdon të përshkallëzojë tensionet tregtare me tarifat e automjeteve.

"Nëse situata do të përshkallëzohej, nëse ShBA-ja do të vendoste këto tarifa për automjetet do të ishte diçka shumë e pafat. Megjithatë, ne po përgatisim së bashku me vendet anëtare një listë të masave ribalancuese dhe këtë e kemi bërë të qartë për partnerët tanë amerikanë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë të qartë se kjo është ende në përgatitje, por është bërë në të njëjtën mënyrë si me çelikun dhe aluminin."

Sipas njoftimeve, Malmstrom dhe presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker do të vizitojnë Trump-in javën e ardhshme. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore