Ambasadori kinez: Lufta tregtare e ShBA-së, e pabarabartë dhe e padrejtë

2018-07-20 09:57:03 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadori i Kinës në ShBA Cui Tiankai tha se lufta tregtare e ShBA-së kundër Kinës nuk është e drejtë dhe e barabartë dhe nuk do të jetë efektive.

Ambasadori e bëri këtë koment në një artikull të tij të botuar në një gazetë kryesore amerikane, duke theksuar gjithashtu se Kina nuk e kërkuar qëllimisht suficitin tregtar dhe se qarkullimi tregtar përcaktohet nga forcat e tregut. Ai shtoi se tregtia me Kinën mund t'u ofrojë familjeve amerikane më shumë produkte me cilësi më të lartë, por me kosto më të ulët. Vetëm në vitin 2015 kjo tregti e uli me 1.5% çmimin e produkteve në ShBA, duke i kursyer mesatarisht 850 dollarë çdo familjeje amerikane.

Ambasadori Cui thotë se Kina i ka paguar zotëruesit e huaj të të drejtave të pronësisë intelektuale mesatarisht 17 % në vit, duke arritur në 28 miliardë dollarë në vitin 2017, 25 % nga të cilat ishin pagesa për ShBA-në. Ai ritheksoi se gjatë luftës tregtare nuk ka asnjë fitues dhe se motivet e Uashingtonit janë të gabuara. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore