"Commerzbank AG" bashkëpunon me "ICBC" për projektet "Një brez, një rrugë"

2018-07-20 09:32:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania gjermane e shërbimeve financiare dhe bankare "Commerzbank AG" nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Bankën Industriale dhe Tregtare të Kinës (ICBC) për financimin e përbashkët të projekteve infrastrukturore në kuadrin e nismës "Një brez, një rrugë".

Banka me seli në Frankfurt do të mbështesë projektet e biznesit me një vëllim 5 miliardë dollarë amerikanë në 5 vitet e ardhshme.

"Commerzbank" është huadhënësi i parë gjerman që nënshkruan këtë Memorandum me ICBC-në.

Ajo merret me 30 për qind të biznesit të tregtisë së jashtme të Gjermanisë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore