Kinë-Emirate të Bashkuara, vendoset partneriteti i gjithanshëm strategjik

2018-07-20 21:18:19 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën të premten t'i ngrenë marrëdhëniet e tyre dypalëshe në nivelin e partneritetit të gjithanshëm strategjik.

Vendimi u mor gjatë bisedimeve që presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi në Abu Dhabi me zv.presidentin dhe kryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, dhe Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Xi Jinping-u tha se të dyja palët duhet të zbatojnë partneritetin e gjithanshëm strategjik, të konsolidojnë besimin e ndërsjellë politik, të vazhdojnë të kujdesen për interesat themelore dhe shqetësimet kryesore të njëri-tjetrit dhe të mbështesin rrugën e zhvillimit që përshtatet me kushtet e tyre kombëtare.

Presidenti kinez theksoi gjithashtu që popujt e Azisë Perëndimore dhe Afrikës së Veriut shpresojnë që të kenë qëndrueshmëri dhe paqe. Dëshira e tyre për reformë dhe zhvillim është një prirje e pandalshme.

"Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunimin strategjik me Emiratet e Bashkuara dhe do të kërkojë aktivisht rrugën e qeverisjes së Lindjes së Mesme me arritjen e paqes nëpërmjet zhvillimit. Të dyja palët do të synojnë zgjidhjen e çështjeve kryesore të rajonit me mjete politike, për të nxitur bashkë sigurinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme," theksoi Xi Jinping.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore