Emiratet e Bashkuara Arabe, ceremoni madhështore mirëseardhjeje për Xi Jinping-un

2018-07-20 20:12:17 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping, i cili po bën një vizitë shtetërore në Emiratet e Bashkuara Arabe, mori pjesë të premten në një ceremoni madhështore mirëseardhjeje të zhvilluar në Abu Dhabi nga udhëheqja e vendit.

Xi u prit në Pallatin Presidencial nga Princi i Kurorës i Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, dhe zv.presidenti dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Presidenti kinez u përshëndet nga garda kalorsiake dhe nga ekipi i shfaqjeve aerobatike i Forcave Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Po ashtu, kur Xi arriti në pallat, u përshëndet nga 21 të shtëna armësh.

Pas interpretimit të himneve kombëtare të të dy vendeve, Xi Jinping-u, i shoqëruar nga Princi i Kurorës, kaloi në revistë rojën e nderit.

Xi filloi të enjten vizitën e tij shtetërore në Emiratet e Bashkuara Arabe, i pari kryetar shteti i Kinës që viziton këtë vend në 29 vjet.(Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore