Trumpi fton Putin për vizitën në SHBA

2018-07-20 18:02:00 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump e ka ftuar homologun e vet rus Vladimir Putin për të vizituar ShBA-në në vjeshtë.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, shkroi në "Twitter" se tashmë kanë filluar diskutimet për vizitën.

Trump-i më parë ka hedhur poshtë një propozim të Putinit për ta lejuar palën ruse të marrë në pyetje një numër qytetarësh amerikanë.

Të dy udhëheqësit mbajtën një samit në Finlandë të hënën, por pak detaje lidhur me atë që diskutuan janë publikuar deri tani.

Nuk ka ende asnjë deklaratë nga Moska për një takim të dytë Trump-Putin.

Në ShBA kanë shpërthyer debate mbi samitin e Helsinkit, ndërsa Trump-it iu desh të bënte disa ndreqje në fjalët që tha në konferencën e shtypit pas samitit.

Por të enjten Trump-i tha se bisedimet ishin një "sukses i madh" dhe se mirëpriste takimin e ardhshëm me Putinin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore