BE-ja njofton mbrojtje të përkohshme për produktet e çelikut të importuar

2018-07-19 11:04:25 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian njoftoi të martën se do të zbatojë masa të përkohshme mbrojtëse për disa produkte të importuara të çelikut.

Komisioni Europian lëshoi një komunikatë në të njëjtën ditë duke thënë se për të parandaluar tarifat e SHBA-së nga rishita e produkteve të çelikut nga vendet e tjera në tregun e BE-së, masat mbrojtëse do të hyjnë në fuqi më 19 korrik, por produktet tradicionale të çelikut nuk do të preken.

Komunikata thekson se masat e përkohshme mbrojtëse përfshijnë 23 kategori produktesh të çelikut. Nga këto 23 kategori, nëse volumi i importit tejkalon vlerën mesatare të importit të tre viteve të fundit, ato do të tarifohen me 25%.

Komunikata shton se disa vende në zhvillim me nivel të ulët eksporti në BE, si dhe Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni, nuk pajtohen me masat e mësipërme.

Komisioni Europian deklaroi gjithashtu se masat e përkohshme mbrojtëse mund të zbatohen deri në 200 ditë. Palët e ndryshme mund të argumentojnë rezultatet e anketës dhe Komisioni Europian do të arrijë në një përfundim në fillim të vitit 2019. (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore