Kinë, po forcohet gjallëria e ekonomisë reale

2018-07-19 10:54:40 CRI Komenti juaj Printoni

Bëhet e ditur se gjallëria e ekonomisë reale e Kinës po forcohet.

Konsumi i përgjithshëm në Kinë u rrit me 9.4% në 6 mujorin e parë të këtij viti, dhe 3 pikë më shumë se vitin e kaluar, niveli më i lartë që nga viti 2012. Investimet në sektorin e prodhimit janë rritur.

Yan Pengcheng, zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës të Kinës, tha se do të ndërmarrë më shumë masa për të forcuar këtë gjallëri.

"Në procesin e rritjes së zhvillimit të cilësisë së lartë dhe të ndërtimit të ekonomisë së modernizuar, fushat e reja të investimeve do të vazhdojnë të rriten, përveç kësaj do të përmirësojmë më tej mjedisin e biznesit dhe do të ulim kostot e operimit. Të gjitha masat do të focojnë gjallërinë e investimeve të ndërmarrjeve." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore