Ekonomistët: ShBA-ja nuk duhet të hartojë politikën tregtare në bazë të deficitit tregtar

2018-07-19 10:34:55 CRI Komenti juaj Printoni

Ekonomistja e Institutit Kombëtar të Studimeve Ekonomike e Sociale të Britanisë, Marta Paczos, tha se ShBA-ja nuk duhet të bazojë politikën e saj tregtare në deficitin tregtar të vendit, sepse deficiti tregtar nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe në teorinë ekonomike.

Ajo nënvizoi se konsumatorët e zakonshëm do të vuajnë për shkak të tarifave të ShBA-së:

"Pra, nëse marrëveshja e keqe e qeverisë së Trump-it karaterizohet si deficiti tregtar ose deficiti tregtar dypalësh, kjo nuk është një metrikë për vlerësimin e marrëveshjeve tregtare. Kjo nuk është diçka që mund të ndikoni nga politika tregtare. Së dyti, kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe në teorinë ekonomike."

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se tensionet në rritje midis ShBA-së dhe vendeve të tjera të botës mund të sjellin 430 miliardë dollarë humbje për ekonominë globale. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore