Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump mendon se Rusia do të synojë përsëri zgjedhjet amerikane

2018-07-19 09:59:05 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se presidenti Donald Trump mendon se Rusia do të ndërhyrë përsëri në zgjedhjet amerikane.

Deklarata erdhi disa orë pasi Trump-i mohoi duke thënë se Rusia nuk kishte në shënjestër ShBA-në, një deklaratë në kundërshtim me paralajmërimet nga shefi i tij i inteligjencës.

Por, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se Trump tha "jo" në përgjigje të shumë pyetjeve, megjithëse ai vijoi t'i përgjigjej një pyetjeje shtesë.

Sanders nënvizoi se Trump-i beson që Rusia do të ndërhyjë përsëri në zgjedhjet amerikane dhe se ai po merr masa që kjo gjë mos të përsëritet.

"Po marrim masa për të siguruar që Rusia nuk do të bëjë të njëjtin veprim. Ndryshe nga administrata e mëparshme, presidenti i tanishëm po ndërmerr reforma dhe veprime të guximshme për të siguruar që kjo gjë mos të përsëritet. Por ai beson se Rusia do të shënjestrojë përsëri zgjedhjet amerikane."

Trump u tha gazetarëve se asnjë president amerikan nuk ka qenë aq i "ashpër" ndaj Rusisë sa ai. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore