Presidenti çek thotë se nga lufta tregtare humbin të gjitha palët

2018-07-19 21:25:53 CRI Komenti juaj Printoni

Shtetet e Bashkuara janë ato që e kanë filluar luftën e tanishme tregtare me ekonomitë e tjera dhe çdo luftë tregtare vetëm sa do të sjellë humbje dhe dështime për të gjitha palët, thotë presidenti çek Milosh Zeman.

Në një intervistë për Agjencinë Çeke të Lajmeve, të publikuar të mërkurën, Zemani tha se vendosja nga Shtetet e Bashkuara e tarifave mbi importet e aluminit dhe çelikut solli reagimin e disa prej vendeve të prekura, që njoftuan masa hakmarrëse ndaj disa produkteve amerikane.

Më pas, Uashingtoni mori masa të tjera dhe të tjerët përgatitën hapa të ngjashëm për hakmarrje, shtoi ai.

Zeman theksoi se edhe tekstet fillestare të ekonomisë paralajmërohet ndaj proteksionizmit, tarifave ose një lufte tregtare.

"Historikisht, ato kanë treguar gjithmonë se, edhe nëse kjo mund të ketë sjellë një fitim afatshkurtër, nga perspektiva afatgjatë sjell përfundimisht humbje," komentoi ai.

Mrekulli
Lajmet Kryesore