Mendimi i Xi Jinping-ut, udhërrëfyes i ri për Kinën në epokën e re

2018-07-19 21:23:55 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit u botua në Kinë libri "Studimi i Mendimit të Xi Jinping-ut për Reformën dhe Hapjen", që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka marrë vlerësime të larta. Më 19 korrik, në qytetin Shenzhen të Kinës Jugore, që njihet si dritarja e reformës dhe hapjes së Kinës, u zhvillua ceremonia e promovimit të këtij libri.

Vëzhguesit vënë në dukje që, në periudhën kyçe të reformave në Kinë, Mendimi i Xi Jinping-ut për Reformën dhe Hapjen është një udhërrëfyes i rëndësishëm teorik për zhvillimin e ardhshëm të Kinës. "Xi Jinping-u në fakt është bërë kryeprojektuesi i Kinës në epokën e re," vlerësojnë vëzhguesit.

Ekspertët dhe studiuesit kinezë besojnë se Mendimi i Xi Jinping-ut për Reformën dhe Hapjen është një pjesë e rëndësishme e Mendimit të Xi Jinping-ut për Socializmin me Karakteristika Kineze në Epokën e Re. Publikimi i këtij libri ofron një armë të fuqishme teorike, ku përmblidhen idetë e Xi Jinping-ut për Reformën dhe Hapjen, të cilat shërbejnë si një udhërrëfyes për Reformën e Hapjen e Kinës në të ardhmen.

Botimi i këtij libri ka tërhequr edhe vëmendje ndërkombëtare. Gazeta ruse "Russian Gazeta", agjencia e lajmeve Tass, gazeta laosiane "Pasaxon", Radioja Ndërkombëtare e Spanjës, Radiotelevizioni Shqiptar, gazeta indiane "Dainik Savera Times" dhe mediat e ndryshme në ShBA, Britani dhe Japoni kanë dhënë njoftime mbi botimin e këtij libri. (Jiang Lei)

1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore