Irani "përgatitet" në rast dështimi të negociatave për marrëveshjen bërthamore

2018-07-18 10:10:27 CRI Komenti juaj Printoni

Teherani po përgatitet për të çuar aktivitetet e tij për pasurimin e uraniumit në një nivel më të lartë, nëse negociatat me europianët për shpëtimin e marrëveshjes për bërthamoren iraniane dështojnë.

Nënkryetari i Organizatës Iraniane për Energji Bërthamore Behrouz Kamalvandi u shpreh se Irani po merr masa brenda kuadrit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e cila ka vendosur kufizime të rrepta në programin bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Në maj, ShBA-ja shpalli vendimin e tërheqjes nga marrëveshja e vitit 2015 dhe rivendosjen e sanksioneve ndaj Teheranit, duke kërcënuar se kompanitë globale që vazhdojnë biznesin në Iran do të ndëshkohen rëndë.

Për ta shpëtuar marrëveshjen, BE-ja dhe palët europiane kanë paraqitur një sërë garancish ekonomike për Iranin, të cilat Teherani i ka cilësuar si të pamjaftueshme.

Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit njoftoi se bisedimet mund të zgjasin për disa javë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore