Gjermania dhe BE-ja fillojnë bisedimet mbi tranzitin e gazit Rusi-Ukrainë

2018-07-18 10:03:25 CRI Komenti juaj Printoni

Gjermania po kryeson hapjen e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja midis Rusisë dhe Ukrainës për tranzitin e ardhshëm të gazit rus përmes Ukrainës.

Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier u takua me ministrin e Jashtëm të Rusisë, ministrin e Jashtëm të Ukrainës dhe nënkryetarin e Komisionit Europian.

Gazsjellësi rus që kalon përmes Ukrainës për në BE ka sjellë të ardhura për Ukrainën, por edhe fërkime të vazhdueshme me Moskën.

Projekti i gazsjellësit "Nord Stream 2" - i kundërshtuar nga ShBA-ja - ka shpeshtuar mosmarrëveshjet, pasi ai transporton gaz natyror nga Rusia në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën.

Altmaier parashikoi bisedime të vështira, por me besim se ka zgjidhje të mundshme. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore