Nis procesi negociator, Hahn: Nuk ka asnjë kusht të ri

2018-07-18 09:40:41 CRI Komenti juaj Printoni

"Nuk ka asnjë kusht të ri për Shqipërinë", deklaroi dje Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Hahn sqaroi se "nuk ka kusht të ri, është një proces, i cili është zhvilluar me çdo vend tjetër kandidat. Na duhet të identifikojmë ku qëndron vendi me legjislacionin e vet, krahasuar me BE".

Si shembull, Komisioneri iu referua procesit të Vetingut, i cili tha se është një pjesë e këtij mozaiku të procesit.

"Po kryejmë një proces gjithëpërfshirës. Po shohim situatën e përgjithshme të shtetit të së drejtës. E theksoj, se sa më mirë të jetë cilësia e këtij procesi analitik nga të gjitha institucionet e përfshira, sa më shumë të paraprihet dhe të bëhet, aq më mirë do jetë për nisjen e negociatave. Është një proces që duhet bërë në çdo vend kandidat", – deklaroi ai. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore