Tregtia e lirë Japoni-BE, kundër ShBA-së?

2018-07-18 21:36:05 CRI Komenti juaj Printoni

BE-ja dhe Japonia nënshkruan të martën Marrëveshjen e Partneritetit Ekonomik (EPA) mes tyre, që është marrëveshja më e madhe e tregtisë së lirë deri më sot dhe që parashikohet të hyjë në fuqi brenda këtij viti.

Mediat kryesore japoneze i kanë kushtuar vëmendje të madhe kësaj ngjarjeje dhe janë fokusuar te fjalët "kundër ShBA-së","tregti e lirë" dhe "qark i gjerë ekonomik".

Pse Japonia nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në në këtë kohë? Pse ka pasur lëvizje të pandërprera kohët e fundit për promovimin e tregtisë shumëpalëshe? Kjo jo vetëm tregon planin e vendosur në diplomacinë e Japonisë, por edhe shpresat e Tokios për kundërshtim të përbashkët me Europën, për të shmangur presionin e sanksioneve tregtare nga SHBA-ja dhe për të zgjeruar bazën e tyre ekonomike të jashtme.

Së pari, ndjekja e tregtisë shumëpalëshe dhe tregtisë së lirë është politika kombëtare e konsoliduar e Japonisë. Japonia gjithmonë ka kërkuar të jetë udhëheqëse në tregtinë shumëpalëshe dhe të ketë një pozicion aktiv në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, duke udhëhequr kështu zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Kryeministri japonez Shinzo Abe është përpjekur vazhdimisht ta bindë administratën e Trump-it për t'u kthyer në marrëveshjen e Partneritetit të Transpaqësorit (TPP), por pa rezultat. Qeveria e Abes duhet të pastrojë "rrëmujën" që ka lënë pas Shtëpia e Bardhë, duke tërhequr disa partnerë të vegjël në rajonin e Azi-Paqësorit dhe duke krijuar një version të ri të TPP-së pa Shtetet e Bashkuara, Marrëveshjen e Gjithanshme dhe Progresive për Partneritetin e Transpaqësorit (CPTPP).

Së dyti, nën presionin e sanksioneve ekonomike të SHBA-së dhe negociatave dypalëshe tregtare, Japonia po kërkon të zgjerojë hapësirën e tregut të jashtëm, si dhe bazën e marrëdhënieve të jashtme ekonomike.

Trump-i mori vendim për shtimin e tarifave doganore ndaj produkteve japoneze dhe Abe shkoi në ShBA posaçërisht për të bindur ShBA-në të heqë dorë nga ky vendim. Por kërkesa e tij nuk mori asnjë përgjigje nga aleatët e vjetër. Uashingtoni i bëri Japonisë kërkesa të cilat ishin të papranueshme për Tokion.

Qeveria e Abes e ka nxitur në mënyrë të vendosur EPA-n, me synim që të marrë hak ndaj vendimit të Trump-it dhe të zgjerojë hapësirën e Japonisë në ekonominë ndërkombëtare, për të fituar më shumë shanse për eksportet japoneze.

Nga projekti i publikuar i EPA-s, mund të shohim që detajet nuk janë të qarta dhe nënshkrimi i saj kryesisht është strategjik. Në fakt, Japonia është shumë e varur nga ShBA-ja në fushën politike dhe ushtarake. Duke marrë parasysh nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ekonomik, është shumë e qartë që Japonia dëshiron të dalë nga varësia e saj nga Shtetet e Bashkuara. Hapi i parë është në ekonomi dhe pastaj është në politikë dhe diplomaci. Kjo është një strategji jo e drejtpërdrejtë antiamerikane.

Pas nënshkrimit, Abe deklaroi që ky është një hap historik dhe tregon vullnetin e vendosur të Japonisë për tregtinë e lirë. Sipas analistëve, këto fjalë janë për Trump-in dhe ShBA-ja me hegjemoninë e saj tregtare me siguri do të përçajë kampin e vendeve perëndimore. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore