Irani ndërton uzinë për prodhimin e pajisjeve për centrifugat e pasurimit të uraniumit

2018-07-18 21:18:29 CRI Komenti juaj Printoni

Irani ka ngritur një uzinë për të prodhuar rotorë që përdoren në makinat centrifugale të përparuara, njoftoi të mërkurën kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI).

Uzina është pjesë e planeve për ngritjen e kapacitetit të pasurimit të uraniumit, citon agjencia e lajmeve Tasnim Ali Akbar Salehin.

Uzina ka një kapacitet prodhimi ditor rreth gjashtëdhjetë makina centrifugale IR-6.

Mrekulli
Lajmet Kryesore