Liu He takohet me zv/presidentin e Komisionit të BE-së Katainen

2018-07-17 11:31:59 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën pasdite, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Kombëtare Komuniste, zv/Kryeministri i Kinës, Liu He, u takua me zv/presidentin e Komisionit Europian Jyrki Katainen, që mori pjesë në samitin e 12-të të liderëve kino-europian në Pekin.

Liu He u shpreh se takimi i liderëve kino-europian dhe dialogu ekonomiko-tregtar i nivelit të lartë u zhvilluan me sukese. Në vijim të dyja palët duhet të zbatojnë një sërë konsensusesh të rëndësishme të arritura, në mënyrë që popujt dhe ndërmarrjet e të dyja palëve të kenë përfitime të vërteta.

Siç dihet, unilateralizmi dhe hegjemonizmi tregtar kanë patur pasoja të rënda për mbarë botën, prandaj Kina është e gatshme të bashkëpunojë me BE-në për të mbështetur me vendosmëri rregullat e tregtisë së lirë dhe të sistemit multilateral të tregtisë duke ecur me hapin e kohës, për të përmirësuar OBT-në.

Katainen u shpreh se BE-ja ndan të njëjtat shqetësime për tregtinë dhe është e gatshme të forcojë komunikimin dhe koordinimin me palën kineze, për të nxitur reformën e OBT-së dhe për të mbrojtur së bashku sistemin multilateral të tregtisë. (Fang Xiaoyu/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore