Trump-Putin bien dakord për bashkëpunimin në disa çështje

2018-07-17 11:21:21 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin mbi çështjet që lidhen me konfliktet në Siri, terrorizmin dhe çarmatimin bërthamor.

Trump-i tha se dy vendet kanë vuajtur për shkak të terrorizmit radikal islamik dhe dy palët kanë rënë dakord të mbajnë të hapura kanalet e komunikimit mes agjencive të sigurimit për të mbrotjur qytetarët e tyre nga ky kërcënim global.

Putin bëri thirrje që Uashingtoni të punojë me Moskën për të zgjidhur konfliktin në Siri, duke theksuar se dy vendet mund ta drejtojnë këtë çështje dhe të bashkëpunojnë për të kapërcyer këtë krizë humanitare.

Shefi i Kremlinit tha se së bashku me homologun amerikan e konsiderojnë të nevojshme për të zgjidhur çështjet dypalëshe ushtarake, politike dhe të çarmatimit. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore