Presidenti kinez, thirrje për partneritet më të ngushtë me BE-në

2018-07-17 11:12:25 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk dhe Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, duke bërë thirrje për një partneritet më të ngushtë midis Kinës dhe Bashkimit Europian.

Xi Jinping tha se Kina është e gatshme të punojë me BE-në në bazë të respektit të ndërsjellë, të barazisë, të drejtësisë dhe të bashkëpunimit me leverdi reciproke.

Ai shtoi se Kina dhe BE-ja duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të nxehta ndërkombëtare dhe rajonale dhe të mbrojnë multilateralizmin, veçanërisht statusin dhe rolin e Kombeve të Bashkuara.

Duke përshëndetur rëndësinë e bashkëpunimit gjithëpërfshirës strategjik midis BE-së dhe Kinës, Tusk dhe Juncker shprehën mirënjohje për mbështetjen e Kinës ndaj integrimin europian.

Ata thanë se BE-ja është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me Kinën dhe të rrisë komunikimin dhe koordinimin me palën kineze në çështjet ndërkombëtare.

Udhëheqësit e BE-së thanë se si BE ashtu edhe Kina janë të angazhuara ndaj multilateralizmit, duke mbështetur rendin ndërkombëtar, duke trajtuar marrëdhëniet ndërkombëtare në bazë të respektit të ndërsjellë dhe duke përmirësuar sistemet tregtare shumëpalëshe nëpërmjet konsultimeve multilaterale. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore