Pekin, presidenti Xi Jinping takon kreun e Bankës Botërore

2018-07-17 11:05:08 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pekin me kreun e Bankës Botërore, Jim Yong Kim.

Gjatë takimit, presidenti Xi vlerësoi bashkëpunimin afatgjatë midis Kinës dhe Bankës Botërore.

"Banka Botërore është një 'mike' e vjetër e popullit kinez. Kemi zhvilluar bashkëpunim të shëndetshëm për një kohë të gjatë. Kina e vlerëson mbështetjen e Bankës Botërore ndaj nismës "Një brez, një rrugë", duke nxitur rritjen e kapitalit dhe reformat aksionare në vitet e fundit dhe duke përmirësuar përfaqësimin dhe fuqinë e votimit të tregjeve të reja dhe të vendeve në zhvillim, duke përfshirë Kinën."

Presidenti Xi shtoi se Kina është e gatshme të thellojë marrëdhëniet e partneritetit të zhvillimit global me Bankën Botërore, të forcojë liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë, të mbrojë ekonominë e hapur botërore dhe të ndërtojë bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Kim nga ana e tij shprehu falenderime për përkrahjen afatgjatë të Kinës ndaj Bankës Botërore. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore