Kina nis fushatë kundër shkeljes së të drejtave të autorit në internet

2018-07-17 10:35:15 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë nisur një fushatë kundër shkeljes së të drejtave të autorit të platformës së internetit.

Fushata e nisur bashkërisht nga disa agjenci qeveritare, do të zgjasë më shumë se katër muaj.

Kjo fushatë synon të godasë ripublikimin e paautorizuar të lajmeve dhe plagjiaturën në rrjetet sociale, transmetimin e paautorizuar të përmbajtjes me të drejtë autori të videove të shkurtra në aplikacione dhe shkeljen e të drejtave të autorit nëpërmjet serverave jashtë vendit.

Gjatë fushatës, ofruesit e shërbimeve do të nxiten për të përmirësuar sistemet e tyre të brendshme të mbikëqyrjes së të drejtave të autorit.(Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore