BE-ja u jep të drejtën ligjore kompanive europiane të bëjnë biznes në Iran

2018-07-17 20:07:31 CRI Komenti juaj Printoni

Vendet e BE-së u kanë dhënë firmave europiane të drejtën ligjore për të vepruar në Iran, pavarësisht tërheqjes së ShBA-së nga marrëveshja bërthamore.

Masa pason mospranimin nga administrata e Trump-it të thirrjeve të Brukselit për një përjashtim të këtyre kompanive nga sanksionet.

"Statusi i bllokimit" i ndalon firmat e BE-së që të zbatojnë sanksionet e ShBA-së, duke u lejuar atyre të kompensohen për dëmet nga dënime të tilla dhe të shfuqizojnë vendimet e gjykatave të huaja kundër tyre.

Presidenti i ShBA-së Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit në maj dhe Uashingtoni planifikon të vendosë sanksione mbi Teheranin muajin e ardhshëm.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini tha se 28 vendet anëtare po bëjnë gjithçka që munden për të shpëtuar marrëveshjen, por administrata e Trump-it përsëri mund ta prishë atë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore