Dy Koretë rivendosin linjën telefonike ushtarake në rajonin perëndimor

2018-07-17 17:30:26 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut rivendosën tërësisht një linjë telefonike ushtarake në rajonin perëndimor, duke lejuar autoritetet ushtarake të të dy palëve të kontaktojnë përmes telefonatave dhe faksit, njoftoi të martën Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.

Linja e komunikimit ushtarak u rivendos krejtësisht të hënën, pas rreth 29 muajsh ndërprerjeje, me mbylljen e kompleksit industrial të Kaesong-ut më 11 shkurt 2016, tha kjo ministri në një njoftim për shtyp.

Parku industrial ndërkorean, në qytetin kufitar verikorean të Kaesong-ut, u mbyll në mënyrë të njëanshme nga qeveria e mëparshme e Koresë së Jugut pas provës bërthamore të Phenianit në janar 2016.

Kjo çoi në ndërprerjen e të gjitha linjave telefonike ushtarake ndërkoreane, duke përfshirë linjën telefonike lindore që ende nuk është rivendosur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore