Tajlandë, gjendet trupi i fundit i bllokuar në anijen turistike

2018-07-16 10:52:36 CRI Komenti juaj Printoni

 

Një tjetër trup është është gjetur i bllokuar në anije turistike që u mbyt pranë ishullit të Phuket-it në jug të Tajlandës.

Besohet se trupi është një nga 47 turistët kinezë që humbën jetën pas mbytjes së anijes më 5 korrik. Raportohet se të gjithë trupat e viktimave janë gjetur.

Viktima e fundit u soll në sipërfaqen e detit pas misionin të përbashkët 9-ditor të kërkim-shpëtimit midis Kinës dhe Tajlandës dhe me ndihmën e 5 zhytësve vullnetarë nga vende të ndryshme.

Trupi u dërgua në një spital lokal në Phuket për identifikime të mëtejshme.

39 prej 46 trupave janë djegur dhe 7 të tjerë janë kthyer në Kinë.

12 turistë të plagosur janë kompesuar për tronditjen emocionale dhe 11 të tjerë kanë marrë subvencione për vonesë në udhëtim. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore