I dërguari i OKB-së për dhunën në Lindjen e Mesme: Çdo palë duhet të zbrapset

2018-07-16 10:34:29 CRI Komenti juaj Printoni

I dërguari i posaçëm i OKB-së për paqen në Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, bëri thirrje për qetësi në kufirin e Gazës pas një fundjave dhune intensive ndërkufitare.

Ai e përshkroi situatën si të ndërlikuar dhe u kërkoi të gjithëve që të zbrapsen.

"Sot ndodhemi në një situatë edhe më të ndërlikuar. Dje ishim në prag lufte dhe kemi bërë përpjekje të përbashkëta që të sigurohemi që do të zbrapsemi nga përballja".

Të shtunën, ushtria izraelite kreu valën më të madhe të sulmeve ajrore në Gazë që nga lufta e vitit 2014, duke goditur disa baza ushtarake të Hamasit dhe duke rrafshuar një numër kampesh trajnimi.

Ata thanë se sulmet ishin një hakmarrje ndaj militantëve të Hamasit që qëlluan dhjetra raketa në Izrael.

Mrekulli
Lajmet Kryesore