Trump, pritshmëri të ulët për Samitin me Putin

2018-07-16 10:21:55 CRI Komenti juaj Printoni

Takimi mes presidentit të ShBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin do të zhvillohet të hënën në Helsinki të Finlandës.

Megjithatë, përpara takimit, Trump shprehu pritshmëri të ulët gjatë një shfaqje televizive në Skoci.

"Nuk pres asgjë, kam një pritshmëri shumë të ulët. Mendoj se formimi i marrëdhënieve të mira me Rusinë është një gjë e mirë, por nuk ka shumë pak gjasa që kjo të ndodhë."

Sipas analistëve, konflikti në Siri do të jetë një nga çështjet më me përparësi në agjendën e zënë dhe "shumëngjyrëshe".

Ky takim zhvillohet pak ditë pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë paditi 12 zyrtarë të inteligjencës ruse për ndërhyrje në rrjetet kompjuterike për zgjedhjet e vitit 2016 në ShBA.

Analistët thanë se kjo aktakuzë do të ndërlikojë takimin e ardhshëm.

Thuhet se samiti i të hënës ka shumë pak mundësi që të japë ndonjë rezultat konkret.

Ky do të jetë samiti i parë zyrtar mes Trump-it dhe Putin-it. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore