Shtohet presioni në qeverinë e May-t, dorëhiqet një tjetër anëtar

2018-07-16 10:16:52 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike Theresa May është nën një presion akoma më të madh pas dorëheqjes së një tjetër anëtari të kabinetit të saj.

Robert Courts, i cili zëvendësoi David Cameron si Deputet Konservator për Witney, tha se do të japë dorëheqjen pasi nuk pajtohet me politikën e zonjës May për "Brexit".

Courts ishte një ndihmës parlamentar në Ministrinë e Jashtme përpara se të dotëhiqej, duke e çuar numrin e përgjithshëm të largimeve nga qeveria në tetë që pas publikimit të Librit të Bardhë për marrëdhëniet e ardhshme me BE-në.

Ky dokument u përball me kundërshtime të ashpra nga euroskeptikët konservative dhe shkaktoi dorëheqjen e sekretarit të mëparshëm të "Brexit"-it David Davis dhe të ish-sekretarit të Jashtëm Boris Johnson.(Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore