Kinë-BE, zhvillohet në Pekin takimi i 20-të i liderëve

2018-07-16 20:57:58 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën paradite u zhvillua në Pekin takimi i 20-të i liderëve Kinë-BE, që u drejtua bashkërisht nga kryeministri kinez Li Keqiang, kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Të dyja palët ranë dakord që Kina dhe BE-ja kanë përgjegjësi të përbashkët për ruajtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar te rregullat, duke përkrahur multilaterizmin dhe tregtinë e lirë. Krahas kësaj, Kina dhe BE-ja do të krijojnë sistemin e grupit të punës për të diskutuar reformat e OBT-së.

Të dyja palët shkëmbyen edhe listën e çmimeve lidhur me marrëveshjen e investimeve Kinë-BE, duke rënë dakord që t'i jepet përparësi kryesore nxitjes së bisedimeve për këtë marrëveshje.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore