Putini mbërrin në Helsinki për samitin me Trump-in

2018-07-16 20:05:22 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti të hënën në mesditë në kryeqytetin e Finlandës Helsinki për samitin e parë zyrtar dypalësh me homologun e tij amerikan Donald Trump.

Sipas njoftimeve, samiti do të fillojë në 1:20 të pasdites sipas orës vendore.

Putini ishte në Moskë për të ndjekur finalen e Kupës së Botës të FIFA-s të dielën, bashkë me homologët e tij nga Franca dhe Kroacia, dhe më vonë mori pjesë në ceremoninë e dhënies së trofeut.

Ministri i Jashtëm i Finlandës Timo Soini, mikpritësi i takimit, tha se të dy presidentët kanë dashur t'i mbajnë pritshmëritë për samitin mes tyre relativisht të ulëta, për të shmangur zhgënjimin. Por televizioni kombëtar finlandez "Yle" citon Soinin të ketë thënë se fakti që ata po takohen drejtpërdrejt me njëri-tjetrin është në vetvete i rëndësishëm.

Takimi do të zhvillohet në Pallatin Presidencial Finlandez, pasuar nga një drekë pune dhe një konferencë shtypi, sipas agjendës së publikuar nga autoritetet finlandeze.

Trump dhe Putini gjithashtu do të zhvillojnë takime të veçanta po të hënën me presidentin finlandez Sauli Niinisto, dhe gjithçka do të mbyllet me një konferencë shtypi nga Niinisto të hënën në mbrëmje.

Mrekulli
Lajmet Kryesore